Një panel i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi për të mbajtur prokurorin e përgjithshëm, William Barr, përgjegjës për shpërfillje të Kongresit.

 

Kjo, pasi Barr nuk e publikoi një kopje të paredaktuar të raportit të këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

 

Komiteti për Drejtësi e bëri këtë hap të rrallë në kohën kur tensionet për gjetjet e Muellerit po rriten.

 

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, e përdori për herë të parë privilegjin e tij ekzekutiv për të bllokuar shpalosjen e plotë të raportit.

 

Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi akuzuan njëri-tjetrin për abuzim të pushtetit.

 

Raporti i Muellerit ka konstatuar se nuk ka pasur konspiracion midis Moskës dhe fushatës së Trumpit, për të ndikuar zgjedhjet e vitit 2016.

 

Megjithatë, Mueller i ka detajuar dhjetë raste ku Trump mund të ketë bërë përpjekje për t’i penguar hetimet.

 

Raporti prej 448 faqesh është publikuar muajin e kaluar me pjesë të redaktuara.

 

Ligjvënësit demokratë, me urdhër ligjor, kanë kërkuar që Barr ta publikojë raportin e plotë.

 

Por, Barr ka kërkuar formalisht nga presidenti që ta shfrytëzojë të drejtën e tij për privilegj ekzekutiv, për të parandalaur shpalosjen e raportit të paredaktuar./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *