E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Prokurorët e SPAK betohen në Presidencë, gati dosjet e nxehta

Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar betohen para Presidentit Meta.

Tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:  Elida Kaçkini,  Enkeleda Millonaj,  Edvin Kondili, zBehar Dibra,  Arben Kraja,  Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe  Altin Dumani, vendosën dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, duke lexuar edhe formulën e betimit para Presidentit Meta:

 

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Reklamë

 

Presidenti i Republikës u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

 

Me nisjen zyrtarisht nga puna, SPAK pritet menjehere te marre ne dore dosje te nxehta.

 

 

Më shumë video

Reklamë