Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

Prokurorët e akuzojnë si spiun rus kreun e një OJQ-je në Bullgari

10 Shtator 20:15

Prokurorët bullgarë akuzuan të martën kreun e një organizate joqeveritare (OJQ) për spiunim për Rusinë, si pjesë e një skeme, për të cilën prokurorët thonë se kishte për synim të largonte Bullgarinë nga aleatët e saj perëndimorë dhe ta orientonte drejt Moskës.

Bullgaria, vendi më besnik i Moskës në periudhën sovjetike, tani është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por ka lidhje të ngushta kulturore dhe historike me Rusinë, e cila mbetet furnizuesi i saj më i madh i energjisë.

Prokurorët thanë se, Nikolai Malinov, 50 vjeç, kreu i Lëvizjes Kombëtare Rusofile, kishte punuar për Institutin Rus për Studime Strategjike, i drejtuar kryesisht nga ish zyrtarë të inteligjencës, dhe gjithashtu për një OJQ ruse, që nga viti 2010.

“Nikolai Malinov është akuzuar se e vuri veten në shërbim të organizatave të huaja për të punuar si spiun”, tha zëvendës-kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev.

Malinov është liruar me kusht, por iu ndalua të largohet nga vendi, tha kryeprokurori Sotir Tsatsarov.

Malinov, tash për tash, nuk ishte i arritshëm për të komentuar akuzat ndaj tij, transmeton agjencia Reuters.

Prokurorët thanë se ata kishin gjetur një dokument, në gjuhën ruse, të përgatitur nga Malinov që fliste për “ri-orientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë”.

“Dokumenti përshkruan hapat që duhen ndërmarrë për të rregulluar plotësisht orientimin gjeopolitik të Bullgarisë larg Perëndimit, drejt Rusisë”, tha Geshev.

Prokurorët nuk njoftuan kur është shkruar dokumenti.

Sipas kësaj prove të prokurorisë, Malinov kishte planifikuar të krijonte faqe interneti, një kanal televiziv, dhe një parti politike për të inkurajuar bullgarët të formojnë pikëpamje më pozitive për Rusinë, bazuar në traditat e tyre të përbashkëta sllave dhe krishterimin ortodoks.

Prokurorët thanë gjithashtu se ata kishin ndaluar një zyrtar veteran rus të inteligjencës, Leonid Reshetnikov, të hynte në Bullgari për 10 vjet.

Presidenti bullgar Rumen Radev, i cili është miqësor me Rusinë, tha se akuzat kundër Malinovit ishin “shumë serioze” dhe tha se prokurorët duhet të paraqesin prova të keqbërjes.

Disa politikanë të opozitës e komentuan këtë rast, si një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik, përpara zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 27 tetor.

Posted Under:
Bota
Tagged:
akuza Bullgari OJQ Prokuror Rus spiun

Nga e njëjta kategori

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e Moskës

më shumë...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeçarja në Itali! Partneri shqiptar arrestohet në portin e Barit

më shumë...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga shtëpitë e tyre

më shumë...

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë kapen pranë kufirit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:06

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë...

12:57

U rrah brutalisht dhe u la para...

12:34

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet...

12:09

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet...

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

11:39

200 raste në ditë tek “Trauma”, mjekët:...

11:35

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët:...

11:21

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë...

11:14

Ylli Zalla inskenoi shpërthimin e tritolit në...

11:06

Djegia e hotelit në Vlorë, Shoqata e...

10:52

Tritol në banesën e Ylli Zallës në...

10:06

Me djegie të rënda në trup dhe...

9:58

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

9:23

Flakët përpinë lokalin dhe hotelin në Vlorë,...

9:09

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi...

8:54

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin...

8:39

Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri...

8:35

E diela me mot të kthjellët, reshje...

8:17

Përfshihet nga flakët hoteli në Lungomare, disa...

8:10

Dashuria dhe karriera, horoskopi për ditën e...

Më të klikuarat

  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.