Subscribe

Zbardhen detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar “Shpirti”, i shtrirë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë.

 

Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni kanë rënë në “rrjetë” prokurorë e zyrtarë të tjerë të lartë. Fjala është për prokurorin e Vlorës Maksim Sota dhe shefin e Sektorit Kundër Trafiqeve, Ilirjan Balla. Aktualisht, ata janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

 

Në pranga kanë përfunduar edhe Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së punës në Kavajë dhe Festim Lelaj, ish-ofier policie, i proceduar në kohën kur ishte ministër Saimir Tahiri. Bazat e grupit kriminal janë në Vlorë, Kavajë, Tepelenë, Lazarat dhe Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *