Kryeministri Rama në kuadër të programit “100 fshatrat”, ka ftuar përfaqësuesit europian në vendin tonë, që të bëhen pjesë e këtij programi.

 

Ai hodhi idenë e binjakëzimit të këtyre fshatrave me të tjerë në Europë, duke pohuar se kjo do të ishte një ndihmesë e madhe.

 

“Nëse do të bënim binjakëzime midis fshatrave me ata në vendet tuaja, të zhvillojmë modele për qasjet e përbashkëta midis zonave të ndryshme urbane, për të mbështetur edhe traditën. Iniciativa për partneritetin mund të jetë shumë e thjeshtë për secilin nga ju për të transformuar gjërat, që ndoshta ju po i bëni edhe në vendet tuaja. Ne duam t’i themi këtyre fshatarëve që nuk janë vetëm”.

 

Kreu i qeverisë ka theksuar se ky është vetëm fillimi për të vazhduar më tej me zgjerimin e transformimit dhe për fshatrat e tjerë.

 

“Të bëjmë të pamundurën të mundurën. Synimi është që në të krijojmë 100 pika të ndryshme graviteti në vende të ndryshme dhe fshatra që mund të jenë pas tyre, në mënyrë që të kemi potencial edhe për fshatrat e tjera. Ne jemi të përqendruar në zhvillimin e agroturizmit, si një instrument shumë efikas për të luftuar varfërinë, përmes përdorimit të mirë të aseteve që mbizotëron Shqipëria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *