E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Vendi

Projekti i Unazës së Re, Basha kërkon hetim për kryeministrin Rama

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe këtë të shtunë protestën e tyre kundër prishjes së shtëpive.

 

Në ditën e 35 të protestës, banorëve iu bashkua dhe kreu demokrat Lulzim Basha së bashku me deputetët, të cilët prej kohësh janë pozicionuar në mbrojtje të tyre.

 

Reklamë

Sipas Bashës ARRSH, IKMT dhe policia po shkelin ligjin me të dyja këmbët, ndërsa bëri thirrje që të merret nën hetim kryeministri Edi Rama.

 

Basha tha para mediave se në vend të Dorjan Protoduarit, duhet të ishte në burg ministri Gjinuri dhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro.

 

“Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është. E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeveri nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri. Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X. Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”

 

Kreu demokrat u ndal edhe tek protesta e studentëve. Ai tha se PD është në mbështetje të tyre dhe se qeverisë shumë shpejt do t’I vijë fundi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë