Banorët që preken nga projekti TID Durrës i janë rikthyer protestave para bashkisë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë në mbështetje të tyre shkoi edhe një përfaqësi e banorëve te Rrjollit qe gjithashtu kundershtojne nje projekt per ndertimin e restotit ne tokat per te cilat pretendojne pronesine.
Perfaqësues të familjeve që preken nga projekti protestuan pak para nisjes së mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak.
“Duhet të ngrihet një komision hetimor, por sa herë që duhet të bëhet kjo gjë dhe është për diskutim në këshill bashkiak në moment të fundit gjithnjë nuk janë dakord një apo dy anëtarë”, tha Entela Koja, përfaqësuese e banorëve të projektit TID.
Disa nga banorët kërkuan të futeshin në bashki, por u penguan nga policia bashkiake.
Kjo ishte protesta e radhës e më shumë se 74 familjeve që preken nga projekti TID Durrës, i cili synon rijetëzimin e qendrës historike të qytetit. Rreth 200 pasuri të paluajtshme preken nga projekti, nga aplikimi i të cilit disa do të shemben, ndërsa të tjera rikonstruktohen me fondet e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.





