Gazetarja Mirilda Tili, nuk e sheh si zgjidhje vendosjn e kamerave në çdo klasë për të ulur dhunën te fëmijët.
E ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Tili tha se vendosja e kamerave në shkolla mund të kthehet në “boomerang”, pasi sistemi mund të këkërohet dhe të përdoret më pas nga pedofilët.
Ajo ripërsëriti disa herë gjatë emisionit që për të dalë nga kaosi ku ndodhemi duhet rikthyer autoriteti i mësuesit si dhe duhet kontakt përballë prind-fëmijë, pasi shoqëria po kthehet e robotizuar.
“Mësuesit e kanë zënë kohën me burokraci. Duhet rikthyer autoriteti te mësuesit. Unë nuk e shoh vendosjen e kamerave si zgjidhje për uljen e dhunës, madje e shoh si problem, pasi në sistem mund të hynë pedofilët dhe të abuzojnë me pamjet”, tha Tili.





