E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Progres-raporti/ SHBA: Shqipëria progres në reformat jetike

Ilustrim · Vizion Plus

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave  shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe gatishmërinë për të punuar me partnerët shqiptarë dhe BE për të siguruar integrimin në BE.

 

Në reagimin e saj ambasada amerikane shkruan se SHBA do të jetë e përkushtuar për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh