Përfaqësuesi i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra ngriti si shqetësim në studion e “Quo Vadis” zvarritjen e proceseve gjyqësore. Sipas tij, nga kjo zvarritje e pëson vendimmarrja e brendshme e prodhuesve.

 

“Kemi procese madje edhe si shoqatë si organizatë. Ne jemi të rregulluar me ligjin për OJQ-të, e cila është padyshim një gabim që në krye të herës. Organizatat dhe bizneset nuk mund të quhen kurrë OJQ, nuk mund të quhen kurrë shoqëri civile, jemi ndër aktorët kryesorë të ekonomisë shqiptare dhe duhet të kishim një lgj të vecantë, specifik me të cilin mund të rregulloheshim. Ne kur çojmë një vendim në Gjykatën e Rrethit Tiranë, ne duhet ta presim ndoshta 4-5 muaj që ky vendim të validohet. Imagjino sesi mund të presë vendimmarrja jonë e brendshme që ne të kemi pikërisht këtë lloj tejzgjatjeje pakuptim për një vendimmarrje tonën të brendshme të lirë dhe të plotë. Po flasim vetëm për organizatën, imagjino operatorët ekonomikë në treg, të cilët hyjnë në mosmarrëveshje ndoshta me shtetin, ndoshta me vetë njëri-tjetrin apo palë të huaja.”

 

Arben Shkodra deklaroi se ritmet e gjyqësorit janë shumë të ngadalta dhe sipas tij, nuk ke shans të shkosh deri në Gjykatën e Lartë apo Kushtetuese për shkak se procesi të merr muaj e vite të tëra.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *