Prej datës 1 gusht prodhimi dhe shpërndarja e kartave të identitetit dhe të pasaportave biometrike tashmë do t’i kalojë shtetit.
Pas mbarimit të kontratës së ALEAT, shërbimi do ti kalojë shoqërisë shtetërore ‘Identitek’.
Por Ministria e Brendshme njofton se aplikimet për ID dhe pasaporta me kuponin e ALEATIT do të vijojnë deri më 26 korrik. Më pas do të ketë një ndërprerje të punës deri më 1 gusht ku kuponat e rinj do të kenë logon e identitek.
Ndryshe nga çka u premtua ku do të ketë një rishikim të çmimeve, mësohet se ato nuk do të ndryshojnë, por do të jenë të njëjtat me ato që ishin deri më tani.