Subscribe

Partia me e madhe e opozitës ka nisur procesin e zgjedhjeve dhe transformimit te Partisë Demokratike per t’u përgatitur për betejën e ardhshme zgjedhore.

 

“Ne po përgatitemi të bëjmë ndryshime, transformime në Partinë Demokratike, jo thjesht dhe vetëm për nevojat e brendshme, por për t’iu përgjigjur gjendjes ku është vendi.”

 

Rishikimi i statutit është momenti i pare i procesit te ndryshimeve ne Partine Demokratike. Basha ngriti nje grup pune për te mbledhur propozime per te ndryshuar dokumentin themelor te PD, statutin si shenja e pare e vullnetit për bashkimin e partisë. Vete Lulzim Basha takoi Besnik Mustafajn; Arben Ristani kontaktoi Astrit Patozin, Ridvan Boden e Jozefina Topallin; por keto përpjekje duket se nuk sollën zgjidhje ne raport me ndarjet qe u krijuan ne PD, pas hartimit te listës se kandidateve per deputet majin e vitit te kaluar.

 

Asnjë prej këtyre figurave nuk depozitoi propozime per ndryshime ne statut, pasi ata besojnë qe Partia Demokratike sot nuk ka problem statutin, por mënyrën si Basha ka drejtuar ketë force politike.

 

Juristet qe do te rishikojnë statutin si qëndrim te kritikeve kane vetëm platformën e depozituar ne tetor nga lëvizja per ringritjen e PD dhe disa propozime te prezantuara ne muajin nëntor nga Edit Harxhi.

 

Ende nuk dihet se cili nga këto propozime do te reflektohet ne dokumentin baze te PD; por ajo qe është e qarte deri tani është se numri i anëtareve ne forumet partiake do te ulet ne nivelet qe kane pasur ne kohen kur partia drejtohej nga Berisha.

 

Reforma me e madhe e prezantuar nga Basha është me shume fuqi vendimmarrëse per anetaresine, duke iu dhënë pushtet per caktimin e kandidateve per pushtetin vendor dhe parlamentin. Ende nuk dihet se si do te zhvillohen primaret pasi brenda pd ka jo pak skeptike nese procesi do te prodhoje kandidatet me te mire.

 

Tashme pritet qe PD te mbledhë kryesine e me pas Këshillin Kombëtar, te cilët miratojnë draftin e statutit, i cili per miratimin final i çohet Kuvendit Kombëtar. Edhe pse kryesia vendosi qe kuvendi te zhvillohej ne datat 28-29 prill, mësohet se ai do te shtyhet pasi ne këto dite ambientet e Pallatit te Kongreseve janë te bllokuara per shkak te nje panairi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *