Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të votojë kundër zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, duke e cilësuar këtë proces një projekt gjigand korruptiv.

 

“I kam shprehur qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigand korruptiv që shoqërohet me shkleje ligjore. U përdor për spastrime krahinore e fetare. U përdorën disa standarde. Nuk i beson më shoqëria shqiptare”, tha Berisha.

 

Po ashtu, ai u ndal edhe te protesta e banorëve të 5 “Majit”.

 

“Çnjerëzinë e kreut të Meduzës ndaj banorëve të cilët në përputhej me ligjet dhe Kushtetutën e vendit po mbrojnë shtëpitë e tyre që barbarisht po u shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet në kundërshtim me të gjithë parimet dhe ligjet. Të ftosh qytetarët në bisedime është një akt normal. T’u përplasësh tavolinën me grusht është masë ekstreme. Për të gjitha këto, dënoj me ashpërsinë më të madhe. Do merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë me praktikën që po ndjek kreu i Meduzës janë qindra mijëra banesa të pasigurta në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *