E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Procedohet përgjegjësi dhe inxhinieri i minierës në Bulqizë, dyshohet se nuk respektuan rregullat e punës

Policia ka nisur procedim penal për përgjegjësi dhe inxhinierin e një subjekti minerar, pasi një minator mbeti i lënduar gjatë punës në minierë.

 

Dy të proceduarit dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së  punëtorëve që punonin në atë galeri.

 

Ata dyshohet se kanë konsumuar veprën penale penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Organet e drejtësisë pritet të kryejnë hetimet mbi këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë