E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Problemi jot është…”, Sara Hoxha i përgjigjet mesazhit ofendues të ndjekësit

Sara Hoxha mbetet në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së saj me këngëtarin Ledri Vula.
Prindërit e Poem, pas kaq shumë muajsh nuk kanë dhënë ende një përgjigje për ndjekësit nëse janë bashkë apo janë ndarë, duke i lënë të dalin në përfundimet e veta nisur nga situatat.

Shumë aktive në rrjetet sociale, Sara Hoxha publikon herë pas here mesazhet e ndjekësve edhe pse ky i fundit nuk ishte i këndshëm.
Influencerja ka postuar në InstaStory një video “funny” me mimikat e fytyreës, ndërsa një ndjekëse e ofenduar atë.

“Problemi jot është që ti ia hap vetë namin vetes sikur je me probleme mendore. Nuk e kuptoj që pse nuk rri normal si person, por bën kështu kot si këto video si njerëzit memecë.”- ka shkruar komentuesja.

“Qenka problem me të vërtetë”– iu përgjigj Sara me ironi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë