Arsyeja kryesore pse qëniet e gjalla kryejnë marrëdhënie seksuale është padyshim riprodhimi, por duket se veç njeriut dhe disa kafshë të tjera krijojnë lidhje intime dhe për të kënaqur epshin e tyre. Ndonëse akti seksual është një nevojë fiziologjike për organizmin e njeriut dhe jo vetëm, ndodh që për arsye të ndryshme njerëzit të mos kryejnë marrëdhënie seksuale!

 

Sipas terapistëve të seksit sigurisht që kjo gjendje shoqërohet me jo pak shqetësime ! Më poshtë po ju rendisim të gjitha problemet që mund të vijnë nga mungesa e marrëdhënies seksuale në jetën tuaj !

 

Louis Mazanti tha për The Sun se gratë që kishin një jetë jo aktive seksuale përjetonin dhimbje, gjendje e njohur si atrofi vaginale, thënë ndryshe “thatësi vaginale” .

 

Ndjesia e djegies, irritimit apo acarimit të indeve vaginale janë gjithashtu simptoma shumë të zakonshme gjatë periudhës që një femer nuk kryen marrëdhënie seksuale.

 

Ndryshe nga se mund të mendohet, dëshira vjen gjithnjë e më shumë në ulje, dhe femra e ka më të vështirë për të arritur orgazmën.

 

Sipërfaqja e vaginës duket e zbehtë dhe e hollë dhe femrat janë më të prirura ndaj infeksioneve të traktit urinar.
Zakonisht këto simptoma prekin gratë pas të 40-ave.

 

Vetë akti i seskit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit furnizimin me oksigjen në zonat intime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *