E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Problemet e mësimit në pandemi/ Nxënësit ankohen për turnet dhe orët e reduktuara

Një muaj pas fillimit të vitit shkollor, ecuria e mësimit nën kushtet e reja është cilësuar si pozitive nga disa prej nxënësve. Ndërsa të tjerë shprehen se përveç vështirësisë së zbatimit të rregullave të sigurisë, reduktimi i orëve ka cënuar mësim-nxënien. Por nga ana tjetër e përjashtojnë mësimin në distancë.

 

Ndërkaq ankesat nuk mungojnë për turnet të cilat disa shkolla kanë zgjedhur t’i bëjnë me rotacion.

 

Edhe ekspertët e arsimit shprehën rezerva përsa i përket këtij viti shkollor. Ata ngritën shqetësimin e mungesës së një task force për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit dhe zbatimin e masave të protokollit.

 

Mësimi online mbetet një skenar i mundshëm në varësi të ecurisë së pandemisë apo në rast të një izolimi të dytë.

 

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video