E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Video · Vendi

Probleme në rrethe nga moti i keq

Reshjet e pandërprera gjate dy ditëve të fundit kanë sjelle dëmet në të gjithë qarkun e Dibrës. Dy fshatra në Mat kanë mbetur te izoluar. Një masiv shkëmbor në fshatin Batërr e Vogël të njësisë administrative Komsi, ka bërë që rruga të bllokohet tërësisht. Vetë banorët kanë dalë me mjete rrethanore për të larguar gurët të cilët pengojnë lëvizjen e automjeteve. Në Dibër, dalja e lumit Drin i Zi nga shtrati, ka bërë që të përmbyten 5 ha tokë bujqësore në vendin e quajtur “Barnat e Arrasit”. Në Maqellarë, ka patur devijim të lumit dhe rrezikohet përmbytja e te mbjellave. Pas tërheqjes së ujit nga banesat dhe tokat bujqësorë kanë dalë në pah demet e shkaktuar nga përmbytjet. Banorët ja vene fajin mungesës se pastrimit të kanaleve kulluese. Dëme ka pasur edhe në bizneset e zonës, ku uji ka depërtuar në brendësi te tyre. Në Has, si pasojë e reshjeve janë shfaqur probleme te shumta në akset rrugore. Dalja nga shtrati të ujerave të Gurrës së Domajve ka përmbytur 5 shtëpi. Ndërkohë në Rrugën e Kombit ka patur sërish rrëshqitje të dherave që kanë vështirësuar kalimin e automjeteve. Ne njësinë administrative te Hajmelit ne Vaun e Dejës mbi 500 ha toke bujqësore jane mbuluar nga uji.

Më shumë video

Reklamë