E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Probleme me shkollat në Kosovë/ Dështon mësimi online në Maqedoninë e Veriut

Shkollat janë hapur pjesërisht në Kosovë më datë 14 shtator dhe prej një jave tashmë nxënësit kanë nisur mësimin në klasa me detyrimin që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën fizike. Por në disa institucione këto kushte kanë qënë të vështira për tu zbatuar për shkak të numrit të lartë të nxënësve.

 

Edhe prindërit nuk e fshehin shqetësimin e rrezikut te infektimit por gjithsesi kthimn në shkolla e konisderojne vendimin e duhur.

 

Reklamë

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut nxënësit vijojnë mësimin online por drejtuesit e shkollave, prindërit dhe mësuesit shprehen  se këto kushte janë tejet problematike për shkak të mungesës së theksuar të pajisjeve teknike dhe qasjes së kufizuar në internet.

 

Sipas sondazheve, prindërit duan të kthejnë nxënësit në shkolla por ministria e arsimit ende nuk ka një vendim. Mësimi online deri më tani konsiderohet i dështuar pasi një numër i madh nxënësish janë pa pajisje dhe s’mund ta ndjekin ate nga shtëpia.

 

 

Më shumë video

Reklamë