Mbretëresha britanike, Elizabeth II, kaloi një natë në spital për kontrolle mjekësore, njoftoi Pallati Bukinghem. Sipas deklaratës për media, mbretëresha tani është kthyer në rezidencën e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në deklaratë thuhet se mbretëresha e kaloi natën e së mërkurës në spital dhe se ajo është këshilluar që të pushojë disa ditë, pas një orari të ngjeshur me angazhime publike. Një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë, është anuluar.

Ajo ka marrë fronin e Mbretërisë britanike në vitin 1952. Në muajin prill, ajo ka humbur bashkëshortin e saj, princin Philipi cili ndërroi jete në moshën 99-vjeçare.

Ata janë martuar në vitin 1947 dhe kanë katër fëmijë: princin Charles, trashëgimtarin e fronit, princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *