E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra ish-prokurori i Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra këtë të martë prokurorin Blerim Tominaj, pasi nuk deklaroi pasurinë.

Tominaj, i cili nuk arriti që të kalojë Vettingun për shkak të problemeve me pasurinë, e nisi karrierën e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, ndërsa në vitin 2014, u emërua zv.drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte në këtë prokurori deri në shkrirjen e saj në dhjetor të vitit 2019.

Ai deklaronte pasuri me vlerë 1.8 milionë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me 28 herë dhe kap vlerën e 50.7 milionë lekëve.

Më shumë video

Reklamë