E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Probleme me ngricat në veri e jug, shumë fshatra në zonat malore të bllokuar

Acari vijon të mbajë të mbërthyer qarkun e Dibrës. Temperaturat gjatë natës zbritën deri në -17 gradë celsius.

 

“DRITAN KURTI – GAZETAR

Problematike situata vijon ne zonat e thella malore, ku ngricat kane mberthyer gjithçka. Edhe pse rruget e njesive administrative jane te hapura, kalimi ne to behet vetem me zinxhire.”

Reklamë

 

Fshatrat e Krastës, Ostrenit e Trebishtit si dhe Tërnova e Madhe në Bulqizë janë pa komunikim për shkak të trashësisë së madhe të borës. Edhe në Bashkinë e Dibrës, fshatrat e Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës janë të bllokuar. Ndërkohë lëvizja e mjeteve në rrugë bëhet me vështirësi për shkak të akullit.

 

“Gjendja e rruges eshte me akull pjese pjese. E kane pastru pjeserisht, por akulli eshte prezent.”

 

Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm. Për shkak të ngrirjes së tubacioneve qindra banorë në qytetin e Peshkopisë por edhe të Bulqizës vuajnë mungesën e ujit në këto ditë të ftohta.  Ndërkohë nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike.

 

“TONIN FRROKU – GAZETAR

Temperatura shume te uleta ne juglindje te vendit. Ne kete moment, temperatur eshte minus 8 grade. Nderkohe qe ne oren 4:00 te mengjesit te sotem temperaturat kane shkuar ne minus 15 grade ne zonat malore.”

 

I ftohti duket se veç ngricave ka sjellë edhe vështirësi për banorët e Korçës që të përballojnë shpenzimet e ngrohjes me dru zjarri. Por ka edhe nga ata që i kanë marrë masat me kohë për këto ditë të ftohta.

 

Situata më e vështirë është në zonat malorë të qarkut të Korçës. Kryesisht në fshatrat e thellë të njësive administrative Lekas, Proptisht, Dardhas, Velçan e Trebinjë. Komunikimi i fshatrave me qendrat e njësive është mjaft i vështirë për shkak të borës dhe prezencës së akullit në rrugë.

 

 

Më shumë video

Reklamë