Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

 

Vatikani bëri të ditur se për shkak të këtij problemi, kreu i kishës katolike do të duhet të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për disa ditë.

 

Ditët e fundit, papa 86-vjeçar ishte ankuar për probleme me frymëmarrjen e më pas analizat zbuluan infeksionin.

 

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për papa Françeskun, për shkak të eventeve dhe shërbimeve të shumta që janë planifikuar para fundjavës së pashkëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *