Më shumë se 340 milionë fëmijë dhe adoleshentë, në mbarë botën, ishin mbipeshë në 2016, që do të thotë se ata janë në rrezik më të madh për të qenë obezë dhe për të vuajtur nga sëmundje të tjera gjatë jetës.

 

Madje, ata rrezikohen edhe nga një vdekje më e hershme. Një zgjidhje për këtë mund të gjendet nëse vëmendja përqendrohet tek shëndeti i zorrëve të fëmijëve. Në zorrët tona ka një “popullsi” dinamike prej më shumë se 100 trilionë mikroorganizmave.

 

Ato janë përgjegjëse për ruajtjen e funksionit tonë imunitar, metabolizmit normal dhe mbrojtjen nga patogjenët. Dieta është konsideruar si një shtytëse kryesore që mban zorrët “në formë” dhe çekuilibrat aty janë të lidhur me sëmundjet dhe infeksionet.

 

Probiotikët përbëhen nga baktere të gjalla dhe mikroorganizma të tjerë që kanë për qëllim të japin përfitime shëndetësore kur konsumohen ose aplikohen në trup. Ato mund të gjenden në kos dhe ushqime të tjera të fermetuara, sipas ekspertëve të shëndetit.

 

Të ngjashëm ose të njëjtë me mikroorganizmat e pranishëm natyrshëm brenda trupit tonë, disa baktere të këtyre probiotikëve mund të ndihmojnë në tretjen, prodhimin e vitaminave dhe shkatërrimin e qelizave që shkaktojnë sëmundjet.

 

Bifidobakteret janë një nga bakteret më të zakonshme të përdorura në probiotikë pasi ato natyrshëm jetojnë në stomakun dhe zorrët tona dhe na mbrojnë nga patogjenët, rregullojnë sistemin tonë imunitar dhe sigurojnë lëndë ushqyese duke prishur karbohidratet dhe fibrat.

 

Autorët studiuan 100 fëmijë dhe adoleshentë midis moshës 6 dhe 18 mbipeshë dhe që ishin rezistentë ndaj insulinës, një gjendje në të cilën qelizat në muskuj, yndyrë dhe mëlçi nuk reagojnë mirë ndaj insulinës dhe nuk mund të thithin lehtë glukozën në gjak. Kështu që pankreasi prodhon më shumë insulinë për të ndihmuar glukozën të hyjë në qeliza. Thithja e zvogëluar krijon një grumbullim të glukozës në gjak me kalimin e kohës, duke krijuar potencialisht mundësinë për shfaqjen e diabetit tipi 2.

 

Të gjithë fëmijët ishin në një dietë të stilit mesdhetar me një kalori të përshtatur për nevojat e tyre, tha autori kryesor i studimit, Dr. Flavia Prodam. Fëmijët pastaj morën probiotikun. Ata përjetuan një ulje të masës trupore, masës së belit, presionit të gjakut, rezistencës ndaj insulinës dhe përqendrimeve të  baktereve E. Coli në zorrë. Efektet e probiotikëve vazhduan për disa javë pasi fëmijët ndaluan marrjen e tij dhe ky ishte një zbulim i pazakontë për studiuesit. Më herët ata mendonin se kur ndaloje së marri probiotikun, ai zhdukej në zorrë dhe nuk kishte efekte afatgjata.

 

Probiotikët janë mikro-organizma të cilët mendohen shumë të dobishëm për organizmin tonë. Ata janë të disponueshëm në ushqime dhe suplemente. Organizmi ynë bëhet “palë” natyrshëm me këto mikrogjallesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *