E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Pro e kundër vaksinës për fëmijët/ Mjeku Domi: Nuk dihen efektet afatgjata

Ndërsa Komiteti Teknik i Ekpertëve vendosi vaksinimin e moshës mbi 16 vjeç si dhe të fëmijëve të moshës 12 deri në 15 me rekomandim të mjekut pediatër për ata me sëmundje autoimune apo kronike, mjekët imunologë janë të ndarë në qëndrime sa i përket këtij vendimi.

 

Mjeku imunolog, Arban Domi thekson se ky vendim nuk duhej marrë pasi nuk dihen ende efektet anësore afatgjata që mund të shkaktohen dhe se deri më tani është parë që infektimi tek kjo grupmoshë nuk ka mortalitete.

 

Reklamë

Ndërsa mjeku imunolog Erion Dasho shprehet pro vaksinimit të këtij target grupi, pasi sipas tij, studimet tregojnë efektivitet të lartë dhe shumë vende e kanë aplikuar.

 

Nga data 1 nëntor pritet të nisë vaksinimi i këtyre moshave, por ende nuk dihet nëse do të ketë kundershtime nga prindërit, apo penalizim për moshat 16-18 vjeç për të vazhduar aktivitetin normal në shkollë.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë