E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Pritja e embël, Elita Rudi publikon foto nga shtatëzania

Duhen vetëm pak ditë para se të vijë në jetë fëmija i parë i Elita Rudit dhe Gjikos.

 

Dy të dashuruarit janë më të lumtur se kurrë, por veçanërisht e emocionuar është moderatorja e njohur.

 

Reklamë

Siç tashmë është bërë traditë edhe Elita ka zgjedhur të bëjë një set fotografik me barkun e rrumbullakosur, si një mënyrë për të ruajtur kujtimet më të bukura të pritjes së ëmbël.

Ajo ka publikuar disa prej tyre në ‘Instagram’ dhe të gjithë janë surprizuar. Bukuroshja e ekranit duket më e ëmbël se kurrë në këto foto.

 

Tek njëra shfaqet me barkun e zbuluar, ndërsa tjetra është bardh e zi.Elita dhe Gjiko e zbuluan disa muaj më parë lajmin e bukur, pasi e fshehën për një kohë të gjatë.

 

Këto janë disa nga fotot e shumta që moderatorja ka publikuar që nga koha kur u zbulua pritja e ëmbël, por padyshim janë më të veçantat./Living

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë