E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pritet zyrtarizimi, Thiago Motta trajneri i ri i Juventusit

Epoka e Thiago Motta-s po fillon në Juventus! Sipas gazetarit Fabrizio Romano, trajneri i Bolonjës ka njoftuar skuadrën e tij se do të largohet nga pankina dhe do të marrë drejtimin teknik të “Bianconerëve”.

Trajneri 41-vjeçar po arkëton ecurinë e tij të shkëlqyer me Bolonjan, që e çoi në vendet që garantojnë pjesëmarrjen në Champions League dhe do të bëhet pasardhësi i Massimiliano Allegrit, i cili u largua pak ditë më parë nga “Zonja e Vjetër”.

Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, ish-lojtari i Interit dhe Paris Saint-Germain, ndër të tjera, pritet në Torino në 24 orët e ardhshme për të nënshkruar, për t’u njoftuar nga skuadra e tij e re. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë