E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 18 sekonda më parë
Video · Rajoni

Xhaferi hap seancën në shqip, reagon ashpër VMRO

I mandatuari për kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev ka prezantuar përpara deputeteve programin e qeverise se re, duke u ndalur te reformat qe synon te ndërmarrë per te përshpejtuar procesin e integrimit te vendit.

 

Zaev theksoi se nje nga reformat me te mëdha do te jete ajo ne sistemin gjyqësor, duke shtuar se vëmendja e posaçme do t’i kushtohet ekonomisë.

 

Reklamë

Sipas kryeministrit te ardhshëm, Maqedonia do te ofroje shanse dhe mundësi te barabarta per te gjithë qytetaret e saj, duke zbatuar te gjitha marrëdhëniet me aleatet, si edhe ne veçanti te gjitha impenjimet e marrëveshjes se Perzhinos.

 

Nuk munguan debatet qe ne nisjes te seancës maratone, kur kreu i kuvendit i hapi punimet ne gjuhen shqipe. Kjo solli reagimin e menjëhershëm te Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, i cili tha se Xhaferi me hapjen e seancës ne gjuhen shqipe shkeli Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

 

Sipas tij, VMRO-ja nuk do ta njohe Xhaferin si kryetar kuvendi, por vetem si deputet, pasi ai është zgjedhur ne mënyrë jodemokratike dhe ne shkelje te ligjit. Xhaferi u kundërpërgjigj, duke thënë se ishte zgjedhur ne pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren nga shumica parlamentare e kuvendit. Pas diskutimeve, pritet qe kuvendi te votoje qeverinë e re te mërkurën ne mbrëmje.

 

Më shumë video

Reklamë