Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kembengulin se vendimi për të shpallur ish kryeministrin Sali Berisha non grata është bazuar vetëm tek hulumtimet që e tregojnë atë të përfhirë në korrupsion.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar për ”Zeri i Amerikës” sqaroi edhe vonesën e vendimit, i cili u mor 8 vite pasi Berisha ishte larguar nga pushteti.

 

GABRIEL ESCOBAR

ZV/NDIHMES SEKRETARI I SHTETIT PER EUROPEN JUGORE

 

“Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me frenimin e korrupsionit, nuk lidhej me zgjedhjet, me palët brenda. Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit. Në lidhje me kalimin e informacionit tek Shqipëria, ne kemi tashmë një bashkëpunim shumë të fortë në fushën e zbatimit të ligjit, por edhe në fushën ushtarake dhe përcjellim shumë informacione. Nuk do të komentoj për ndonjë procedurë të veçantë ligjore, por ne kemi partneritet të mirë me Shqipërinë.

 

I pyetur nese do të ketë edhe zyrtarë të tjerë qe mund te shpallen te padeshiruar në SHBA, diplomani amerikan sqaroi:

 

“Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan.”

 

Escobar është ndalur edhe tek ceshtje e negociatave per Shqpërine dhe Maqedonisë së Veriut duke premtuar se Uashingtoni do te angazhohet për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian.

 

“Sinqerisht mendoj se BE-ja përfiton nga anëtarësimi i tyre. Nëse shikoni sjelljen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, ato kanë qenë anëtare të forta. Ato kanë qenë kontribues të mëdhenj dhe kanë qenë partnerë besnikë. Pra, kjo është ajo që Bashkimi Evropian mund të presë nga këto dy vende. Pra, po, ne do të angazhohemi me partnerët tanë evropianë për të gjetur një mënyrë për t’i bërë ata të lëvizin shpejt në procesin e anëtarësimit.”

 

Zevendes ndihmes sekretari amerikan Eskobar i ka bere thirrje Prishtines dhe Beogradit qe te angazhohen seriozisht per ti dhene fund tensioneve ne veri pas vendimit te Kosoves per targat e perkoheshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *