Subscribe

Këto janë momentet kur persona civil dhe punonjës policie hyjnë me dhunë në një banesë në zonën e 5 Majit.

 

Ndërtesë kjo që preket nga projekti i rindërtimit por që u kundërshtua nga pronarët të cilët ishin ngujuar brenda.

 

Dhjetra forca policë mësynë në objekt dhe i nxorrën anëtarët e familjes jashtë me forcë.

 

Pavarësisht rezistencës dhe argumentave se shtëpitë i kanë ndërtuar prej 30 vitesh në këtë zonë, banorët nuk mundën dot që të ndalnin aksionin.

 

Fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes dhe territorit pavarësisht tensioneve kanë rinisur prishjet e objekteve. Në total janë parashikaur që gjatë ditës së sotme të shemben 11 shtëpi.

 

Projekti po kundërshtohet nga banorët të cilët thionë se ende nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë. Ata prej disa ditësh po protestojën ndërsa kanë shkuar edhe në kuvend për të diskutuar me deputetët.

 

Për prishjet ka reaguar edhe opozita si dhe Presidenca të cilat kanë kërkuar më shumë transparencë për projektin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *