E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prishja e Teatrit/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Këshillin Bashkiak

Njeri grup i aktorëve që përfaqësojnë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit kanë bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës kundër Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kallëzimi Penal është bërë kundër vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të kryeqytetit të enjten në mbrëmje për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Këshilli Bashkiak vendosi ti hapë rrugë prishjes së objektit pak ditë pasi qeveria me anë të një VKM-je e kaloi truallin e teatrit në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Mirëpo ky vendim është kundërshtuar fillimisht nga Presidenti Meta I cili deklaroi se do të padisë këtë vendim për kalimin e truallit tek bashkia e Tiranës duke deklaruar se Teatri Kombëtar ishte një object me rëndësi kombëtare dhe nuk mund të bëhet një vendimmarrje lokale.

Po kështu të enjten Basha ishte tek protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke paralajmëruar Ramën se e prisnin protesta të mëdha nëse prish me dhunë godinën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë