Subscribe

Edi Rama ka qene këtë të shtunë në Vlorë, ku ka kryer inspektime në disa nga kantieret ku po punohet, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.

 

Por veç inspektimit të punimeve, Rama  është përballur me banorët që u janë prishur shtëpitë për shkak të projektit për zgjerimin e portit dhe fazën tjetër të Lungomares në drejtim të plazhit të  Vjetër.

 

\

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Mbani distancën, aty edhe distancë me njëri-tjetrin”

 

Më të shqetësuar janë ata banorë shtëpitë e të cilëve janë ende në proces legalizimi. Por kryeministri i ka sqaruar se do të përfitojnë bonus qiraje për 3 vjet.

 

Banore

 “Jemi të shqetësuar, jemi banorë që na është prishur shtëpia, si do na vejë halli.”

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Kush e ka me dokumenta do të shpronësohet sipas ligjit, kush e ka pa dokumenta do të marrë bonus qiraje e do të strehohet pa pagesë nga bashkia për 3 vjet.”

 

Janë rreth 15 banesa të cilat do të prishen  për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të portit dhe fazës vijuese me Lungomare në drejtim të plazhit të  Vjetër. Një pjesë e banesave janë ndërtuar rreth 50 vite më parë ndërsa disa të tjera gjatë dekadës së fundit  dhe problemet më të forta i kanë ata qytetarë të cilët i kanë shtëpitë e tyre në proces legalizimi e nuk përfitojnë dëmshpërblim nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *