Subscribe

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së zhvilluar sot me kryebashkiakët e vendit, solli në vëmendje rastin e prishjes së karburantit në Lushnjë, për të cilin tha se leje të tilla nuk mund të jepeshin nga bashkitë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka paralajmëruar se të gjithë personat që kanë firmosur do të shkojnë në prokurori.

“Për fat të keq kemi në disa zona të vendit depoziteime kriminale të plehrave që cdo ditë përdoren nga ju. Kemi pirgjet e plehrave lart e poshtë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare të cilat janë problem më vete për të cilët nuk mund të konsideroheni ju si përgjegjës pavarësisht se kur vjen puna për të dhënë leje të paligjshme për karburantet hyni tek rrugët kombëtare.

Nuk e di a e patë karburantin e prishur dje. Për atë do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjës. Sepse nuk kanë asnjë të drejtë të japin firma për rrugë kombëtare. Pa diskutuar më pas shkeljet që janë bërë” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *