Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur këtë të enjte një tjetër godinë 3 katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, duke i hapur rrugë projektit.

 

Operacioni për prishjen e kësaj godine ka nisur mëngjesin e kësaj të enjte ku mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj në mënyrë që të mos bëhej pengesë për vijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën pranë.

 

Ashtu si edhe në shumicën e rasteve të mëparshme, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e poseduesit të kësaj godine, i cili ka bërë boshatisjen e saj, duke i hapur rrugë prishjes.

 

Ndërkohë, ka vijuar puna edhe me prishjen e objekteve të tjera që ngriheshin në gjurmën e Unazës së Madhe, duke krijuar kështu mundësi për hapjen e kantierit të ndërtimit të rrugës. Po ashtu, ndërmarrjet bashkiake janë kujdesur që pas procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje të bëjnë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *