E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Prioritete e qeverisë së re/ Hoti: Me mua kryeministër s’do të ketë shkëmbim të territoreve

I propozuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka paraqitur këtë të mërkurë prioritetet e qeverisë së tij në seancën parlamentare nëse votohet nga deputetët.

Ai foli për dialogun me Serbinë, luftën kundër koronavirusin dhe rimëkëmbjen ekonomike.

 “Krahas këtyre, do të jenë edhe forcimi i shtetit, avancimi i Demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë, marrjen e përgjegjësive për dialogun në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-të.”

Mes të tjerash, ai theksoi se me të kryeministër nuk do të ketë ndryshim të territoreve.

Reklamë

“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit.”

Lidhja Demokratike ka arritur marrëveshjen për kabinetin e ri qeverisë me partitë AAK, Nisma socialdemokrate dhe partitë e minoriteteve. Sipas kësaj partie, janë siguruar të paktën 61 vota te nevojshme për te votuar qeverinë e re. Ndërkohë, Partia Demokratike nuk do të votojë pro qeverisë së re. 

Më shumë video

Reklamë