Një mësuese në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë është plagosur me thikë nga një prind.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 të kësaj të marte.

 

Sipas policisë, shtetasja V.P., 49 vjeç është qëlluar me thikë nga një nënë 38 vjeçare me inicialet B.D.

 

49 vjeçarja është në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa agresorja është arrestuar si dhe është sekuestruar thika nga ana e policisë.

 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia po punon për zbardhjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *