Themeluesja e Syndrom Down Albania, Emanuela Pepkola, ka rrëfyer në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, disa raste të trishta nga puna e saj.
Ajo ka rrëfyer se ka patur shumë raste që i kanë mbetur në mendje, ku baballarë apo dhe nëna kanë braktisur fëmijët dhe familjet e tyre kur kanë kuptuar që fëmija i tyre është i prekur nag Sindroma Down.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Cili është rasti që ju ka prekur më shumë në historinë e rasteve të fëmijëve apo familjeve me sindromën down, që nuk ju largohet nga mendja?
Emanuela: Janë gjithmonë këto që lidhen me dinamikat familjare. Pra babai e la fëmijën dhe nënë pse lindi me sindromën down.
Pranvera Borakaj: Ka edhe kështu?
Emanuela: Ka edhe nëna që ka lënë fëmijën pse ka lindur me sindromën down. Ka qenë një nënë që vajzën e kishte me sindromën down dhe vetë vuante nga kanceri i gjirit, dhe pas disa muajsh vdiq, mbaj mend që e shoqëronte shpesh./vizionplus.tv





