E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Princi Saudit mesazh SHBA: Gazetari ishte një islamik i rrezikshëm

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman i tha SHBA-së se konsideron shkrimtarin e vrarë Jamal Khashoggi si një islamik të rrezikshëm.

 

Reklamë

Sipas gjigandit mediatik BBC, Princi Mohammed e tha këtë në një telefonatë me Shtëpinë e Bardhë pasi gazetari Khashoggi u zhduk.

 

Deri më tani Arabia Saudite ka mohuar shkrimet në Ëashington Post dhe Neë York Times.

 

Khashoggi, një shtetas saudit që punonte për shtypin amerikan, ishte një kritik i njohur i sundimtarëve të vendit të tij.

 

Trupi i tij ende nuk është gjetur, por Turqia, SHBA dhe Arabia Saudite kanë pranuar të gjithë se ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

 

Arabia Saudite mohon se familja e saj mbretërore është përfshirë dhe thotë se është “e vendosur të gjejë të gjitha faktet”.

 

Në fund të muajit të kaluar, Princi Mohammed tha se “krimi ishte i dhimbshëm për të gjithë sauditët”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë