Gjatë fundjavës, Princi Harry mori pjesë në dasmën e miqve më të mirë të fëmijërisë, Charlie Van Straubenzee dhe Daisy Jenks. Në ceremoni ajo e cila tërhoqi më shumë vëmendje ishte bashkëshortja e tij, Meghan Markle, e cila shkëlqeu me fustanin plot stil.

 

 

Por duke qenë se sytë ishin vetëm tek ajo të gjithëve ju ka shpëtuar një detaj mjaft i veçantë në këpucët e Harry-t, një vrimë e vogël poshtë shollës së tyre. Ndjekësit janë habitur nga kjo dhe kanë filluar të shkrihen së qeshuri me këto imazhe.

 

Ata thonë se princi herës tjetër duhet të tregohet më i kujdesshëm, pasi këto këpucë i ka veshur edhe më parë dhe kanë pasur të njëjtin defekt.

 

 

Duket se kjo nuk e ka shqetësuar aspak Harry-n dhe me siguri do e shohim sërish me këto këpucë në ndonjë dalje tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *