Tim Pelc është një pastor që është bërë shumë i njohur, madje edhe shumë meme në rrjetet sociale, në Shtetet e Bashkuara. Imazhet e një bekimi të veçantë që ai bën, dëshmi e distancimit social dhe respektimit të të gjitha rregullave anti-koronavirus janë bërë tepër virale tashmë. Si në një lloj lëvizjeje shpirtërore, në të vërtetë, prifti duke përdorur një pistoletë lodër e duke përsëritur formulën e shënjte “qëllon” me ujë të shenjtë mbi besimtarët e tij të cilët ruajnë distancën nga pastori.

70-vjeçari Tim Pelc, i pajisur me me të gjitha masat mbrojtëse, nuk ka dështuar në detyrat e tij si prift pavarësisht kohërave të vështira të bllokimit. Teksa punon në Detroit prej 30 vitesh, ai nuk dëshiroi që besimtarët e tij të humbnin bekimin. Dhe kështu, ideja, e lindur fillimisht për të argëtuar fëmijët e famullisë, u paraqit në miratimin e një mjeku, i cili u përgjigj se nuk ishte vetëm një gjë e sigurt por edhe argëtuese. Dhe kështu, mjeku ishte i pari që shkoi në Kishë me djalin e tij që mori bekimin nga larg.

Pelc u tha mediave lokale se ai ishte shumë i befasuar për popullaritetin e tij të papritur në rrjetet sociale. Fotografitë e bekimit me armë uji u publikuan në Facebook nga “Famullia e Shën Ambrose”. / Tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *