Smartfonët më të fundit të lancuar në botë  tashmë mund të gjenden lehtësisht edhe në Shqipëri.

 

Dje është prezantuar Samsung Galaxy A8 edhe në vendin tonë.

 

Modeli i ri i smartfonit  karakterizohet me një kamera të përparme të dyfishtë, ekran Infiniti dhe shumë karakteristika të tjera  shtesë që e bëjnë një smartfon shumë praktik.

 

 

Ne  mund të bëjmë selfie të qarta me kamerën e pasme 16MP F1.7 dhe kamerën e përparme të dyfishtë 16MP + 8MP F1.9, pa marrë parasysh se ku jemi ose çfarë po bëjmë.

 

Kamera e dyfishtë e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të kalojmë  nga njëra tek tjetra, për të marrë selfie-n që dëshirojmë – nga fotot afër ose portrete me një sfond të qartë.

 

 

Ditën ose natën, kamera e avancuar sigurohet që ju të kapni imazhe të mprehta, madje edhe në kushte me ndriçim të ulët. Pajisjet e reja gjithashtu ju lejojnë të personalizojmë fotot tona  me mundësi argëtimi, duke shtuar stickers në selfiet ose duke theksuar një ekstravagancë gatimi me ‘Food Mode’.

 

 

Kur shikoni filma ose luani lojëra në pajisjen më e fundit të Galaxy Ekrani Infinity me një ekran të madh 18.5:91jep një pervojë fantastike

 

Përveç kësaj, seria e re e pajisjeve Galaxy A ka rezistencë IP68 kundër ujit dhe pluhurit, duke e bërë atë rezistent ndaj shiut, djersës, rërës dhe pluhurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *