Subscribe

10 shtatori do të jetë dita kur prokuroria do të paraqesë pretencën për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të cilin e akuzon për trafik droge dhe pjesëmarrje e favorizim të grupit kriminal Habilaj.

 

Në seancën e kësaj të hëne prokurorët dorëzuan edhe përkthimet në shqip të deklarimeve të 3 anëtarëve të grupit që janë dënuar në Itali, të cilat u bënë shkak për shtyjen e seancës së kaluar pasi kishin humbur ndërsa përfaqësueit e akzuzës pranuan se i përkthyen nga e para.

 

Prokuroia kërkoi 2 javë kohë për të përgatitur konluzionet perfundimtare por që u kundërshtua me tone të ashpra nga Tahiri.

 

Pas largimit të kamerave nga salla ai u shpreh se nëse për ta është cështje procedurale për të është jeta e tij.

 

Sipas gjykatës e cila shtyu gjyqin edhe përtej afateve që kërkoi prokuroria muaji gusht është pushim pasi janë planifikuar edhe lejet e zakonshme vjetore.

Me tone më të buta Tahiri u shpreh pas seancës.

 

SAIMIR TAHIRI

ISH MINISTER I BRENDSHEM

 

Edhe shtyrja e sotme është e tepërt, është para gushtit dhe gushti është pushim, mua më duket shumë e tepërt. U shty për shtator kjo histori, por ishin të gjitha kushtet që të behej gjykim i pandërprerë, siç e kërkon Kodi edhe siç duhet me rastin. Ju nuk u lodhët me këtë histori. Po zgjatet përtej limitit të vazhdueshëm”.

 

 

Në rrjetet sociale Tahiri ironizoi se gjyqi ndaj tij po ecen me avash se breshka, ndërsa i pyetur nëse do ta kalojë provimin e vjeshtës, ish ministri i brendshem dha ktë përgjigje:

 

 

SAIMIR TAHIRI

ISH MINISTER I BRENDSHEM

 

Me avash se Breshka…U shty perseri, kesaj radhe se eshte gushti perpara, e gushti eshte pushim.Nje mal me politikane i jane shmangur drejtesise me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e perfundoi me burra me botox e flokelyer. Ndersa une kerkoj te mos shtyhet! Vetem kaq! Drejtesi! 
Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundesi te flas para mediave, vaj halli c’ndodh me njerezit qe ulerasin per drejtesi e nuk degjohen.

 

 

Më 10 shtator prokuroria do të japë pretencën edhe për ish drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela i cili ndonëse në kërkim po gjykohet së bashku me Tahirin ndërsa për 2 ish zyrtarët e tjerë të policisë së vlorës Gjegj Kohila dhe Sokol Bode çështja është veçuar pasi janë në arrati dhe nuk kanë marrë dijeni për procesin ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *