Subscribe

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, foli sot në “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj, për turizmin,  sfidat që po has ky sektor dhe prioritetet e bashkisë për  sezonin e 2024.

Nëpërmjet nje lidhje me Skype kryebashkiaku i Gjirokastrës tha se sezoni këtë vit në qytet ka nisur që prej muajit shkurt, ndërsa tha se është vënë re problematika me mungesën e punonjësve.

Ai tha se bashkia do të fokusohet edhe në infrastrukturë dhe turizmin në periferi të Gjirokastrës ndërsa tha se pret që numri i turistëve këtë vit të jetë më i madh se nga viti 2023.

Flamur Golemi: Viti që lam pas mendojmë se ishte  rekord për numrin e turistëve për Gjirokastrën. Ky vit që ka filluar tashmë shpresojmë që numri të jetë edhe më i madh se viti që lamë pas. E kemi filluar sezonin me muajin shkurt. Gjirokastra mbahet për turizëm të veçantë për shkak të asaj që ofron si qytet i pasurisë së trashëgimisë kulturore. Marsi ka patur shifra suprizuese për ne…Ne kemi diku 1500 struktura akomoduese të deklarara në qendrën e qytetit , por kalon më shumë se dy mijë shtretër (bashkë me pjesën e padeklaruar) vetëm në këtë pjesë.

Muajt që konsiderohen piku i vizitueshmërisë në Gjirokastër

Flamur Golemi: Këtë vit ka filluar edhe me shpejt sezoni, piku fillon që në maj, e deri shtator, apo mes tetori. Kemi folur jo vetëm për një sezon. Absolutisht Gjirokastra tipikisht ka numër të kufizuar shtretërsh. Shumica dërrmuese e hotelerise i kalon 20 shtretër. Me fluksin që presim, aeroporti i ri Gjirokastrës ka nevojë për struktura të mëdha, hotelerie. Besoj që kanë filluar kërkesat.

Problemet kryesore të turizmit në Gjirokastër

Flamur Golemi: Gjirokastra preket nga të gjitha problemet që preket edhe pjesa tjetër e Shqipërisë. Është standarti i shërbimeve në hoteleri, shumica janë biznese të vogla familjare…Personat punojnë të strukturat akomoduese kanë mungesë të stafit, ndihet bile shumë shpejt këtë vit. Që në mars u ndje kjo problematikë. Paketa e shërbimeve që duhet tu ofrohen turistëve në zonat rurale, duhet që ti tregojmë prioritet. Ka probematikë në infrastrukturë, duhet të fokusohemi në strukturë. Gjithashtu do të fokusohemi për stafin dhe burimet njerëzore./vizionplus.tv / 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *