Presidentja e KE, Ursula von der Leyen deklaroi sot në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian se Europa është në krah të Ukrainës, në luftën e saj kundër pushtimi rus.

 

Ajo u shpreh se fëmijë e të rritur po vdesin sepse Vladimir Putin vendosi që Ukraina të mos ekzistojë. Mes të tjerash, Von der Leyen theksoi se ata po propozojnë të aktivizojnë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t’u siguruar ukrainasve status të sigurt.

 

“Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putini vendosi që Ukraina të mos ekzistojë, por ne nuk do ta lejomë kurrë që kjo të ndodhë. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën, kjo është për gjithë botën, kjo është një luftë mes demokracisë. Sot duhet të përqendrohemi te demokracia, njerëzit po protestojnë kundër luftës, një pjesë po hap dyert për njerëzit e Ukrainës. Po propozojmë të aktivizojmë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t’u siguruar atyre status të sigurt, shërbime mjekësore dhe punë. E meritojnë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.