Presidentja e KE, e ashpër me Poloninë: S’do lejojmë që vlerat e BE të rrezikohen
19 Tetor 22:05
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës kushtetuese të Polonisë që sfidon drejtpërdrejt epërsinë e ligjeve të BE-së. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti të martën qëndrimin e vendit të tij se ligji më i lartë i Polonisë është kushtetuta e vendit dhe jo ligji i Bashkimit Evropian. Nga ana e saj zonja der Leyen u shpreh se vendimi kërcënon themelet e bllokut dhe do të ketë reagime.
Në një fjalim para ligjvënësve të Bashkimit Evropian në Strazburg, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se vendimi i Polonisë përbën “një sfidë të drejtpërdrejt ndaj unitetit të BE-së” dhe se dëmton mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit.