E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti Trump ul dënimin për mikun e tij Roger Stone

Mandatory Credit: Photo by Jose Luis Magana/AP/Shutterstock (10476323a) Roger Stone accompanied by his wife Nydia Stone, right, arrives at federal court in Washington. Stone, a longtime friend and ally of President Donald Trump, has been found guilty at his trial in federal court in Washington. Stone was convicted Friday, Nov. 15. He was charged in a seven-count indictment that alleged he lied to lawmakers about WikiLeaks, tampered with witnesses and obstructed a House intelligence committee probe Roger Stone Trial, Washington, USA - 14 Nov 2019

Presidenti Donald Trump i telefonoi Roger Stone për ta informuar ndihmësin e tij të vjetër politik se ai do të pakësonte dënimin e tij për krime që lidhen me hetimin për Rusinë, i tha zoti Stone agjencisë Associated Press të premten, vetëm disa ditë para se ai do të duhet të paraqitet në burg.

Shtëpia e Bardhë më vonë konfirmoi uljen e dënimit në një deklaratë, duke thënë se zoti Stone ishte viktimë e hetimit “mashtrues” për Rusinë.

Masa, edhe pse nuk shkon deri në një falje të plotë, sigurisht që alarmon kritikët që prej kohësh kanë protestuar kundër ndërhyrjeve të përsëritura të presidentit në sistemin e drejtësisë së vendit.

Duke hedhur shampanjën

Reklamë

“Presidenti më tha se mendon se gjykimi im ishte i padrejtë,” i tha Stone agjencisë AP-së në një telefonatë nga Fort Lodërdej në Florida. Stone tha se ai shprehu mirënjohjen e tij dhe po feston me shampanjë.

Stone ishte dënuar në shkurt me tre vjet dhe katër muaj burg për deklarata të rreme në Kongres,përgjimin e dëshmitarëve dhe pengimin e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve nëse fushata Trump bashkëpunoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet e vitit 2016. Ai ishte caktuar të paraqitej në burg të martën./ VOA

Vazhdo të lexosh

Reklamë