E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti Trump paralajmëron tarifa për mallrat meksikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë me dije se Meksika ka 10 ditë kohë që të ndalojë valën e emigrantëve ose ndryshe do të përballet me tarifa në të gjitha prodhimet e saj.

 

Përmes një statusi në Twitter Trump, thekson se SHBA-ja do të vendosë tarifën  prej 5 për qind ndaj të gjitha mallrave që vijnë nga Meksika, dhe nëse vala e emigrantëve nuk do të ndalet taksa do të rriten çdo muaj duke arritur ne 25 për qind deri me 1 tetor.

 

Reklamë

“Meksika ka ligje shumë të forta për imigracionin dhe mund të ndalë lehtësisht rrjedhën e paligjshme të emigrantëve, përfshirë edhe kthimin e tyre në vendet e tyre të origjinës”.

 

Ndërkohë që zëvendësministri i Jashtëm meksikan, Jesus Seade, tha se tarifat e tilla do të ishin katastrofike.

 

Ushtruesi i detyrës së shefit të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Mick Mulvaney, tha se disa republikanë në Kongres, por jo edhe demokratët, janë konsultuar rreth planit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë