E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti Trump konfirmon pjesëmarrjen në funeralin e Papa Françeskut

Donald dhe Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë.

Presidenti amerikan e konfirmoi përmes një postimi në llogarinë e tij të Truth Social.

Më herët, Trump ka urdhëruar të gjithë flamujt federalë dhe shtetërorë të ulen në gjysmështizë për nder të Papës.

“Ai ishte një njeri i mirë; punoi shumë; e donte botën. Dhe e kishte nder ta bënte këtë,” tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë