E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti Thaçi takon papa Françeskun

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot kreun e kishës katolike, papa Françeskun. Në bisedën private, mësohet se është folur për krijimin e komisionit mbi të vërtetën dhe pajtimin, si dhe procesin e normalizimit te dialogut Kosovë-Serbi, që synon përmbylljen e konfliktit shekullor dhe pajtimin mes dy shteteve dhe popujve.

 

Siç njofton presidenca, pas takimit me papa Françeskun, presidenti Thaçi udhëton drejt Uashingtonit, ku do të pritet në takim nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majk Pence.

 

Reklamë

Në këtë takim, presidenti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike. Presidenti Thaçi do të kërkojë po ashtu përfshirjen e SHBA-ve në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë