E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin takohet sot në Moskë me Aleksandër Vuçiç

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar sot ne Moskë me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiç.

 

Putin ritheksoi qëndrimin e Rusisë për te mbështetur terësinë tokësore dhe sovranitetin e Serbisë, ndërsa theksoi se situata ne Kosove duhet te zgjidhet ne rruge politike nëpërmjet dialogut.

 

Reklamë

Ndërsa presidenti serb, ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e Moskës ndaj çështjes se Kosovës, ndërsa e siguroi presidentin rus se Serbia do te vazhdoje te mbetet ushtarakisht e paanshme.

 

Putin tha gjithashtu se Serbia mund të bëhet një vend i rëndësishëm transiti për gazin natyror Rus, nëse ajo bashkohet me projektin e tubacionit të gazit turk.

 

Sipas presidentit rus, vëllimi i furnizimeve me gaz rus në Serbi mund të arrijë 3.5 miliardë metra kub deri në vitin 2022.

 

Dy presidentet kane nënshkruar një numër te konsiderueshëm marrëveshjesh tregtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë